Aktualitet

U kap në flagrancë teksa kujdesej për drogën, arrestohet 33-vjeçari në Mat, e pëson edhe kryeplaku i fshatit

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë teksa kujdesej për drogën që kishte kultivuar në fshatin Rreth Baz.

24 Tetor 2024, 10:10 Nga N.F
U kap në flagrancë teksa kujdesej për drogën, arrestohet
Mat

MAT- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Mat. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë teksa kujdesej për drogën që kishte kultivuar në fshatin Rreth Baz.

I arrestuari është identifikuar me inicialet Dh. Gj. Në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht  kryeplaku i fshatit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës".

Njoftimi i plotë:

MAT/ Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçari pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Asgjësohen nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike. Procedohet penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Rreth Baz.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mat finalizoi operacionin policor të koduar “End”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. D., kryetar i fshatit Rreth Baz. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

mat arrestim droge

Sondazh

Poll