U kap në flagrancë teksa kujdesej për drogën, arrestohet 33-vjeçari në Mat, e pëson edhe kryeplaku i fshatit
Mat MAT- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Mat. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur ...
Dy të moshuarit janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu zjarrfikësit kanë shuar edhe zjarrin në banesë.
FIER- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Fier, ku një 42-vjeçar ka tentuar të vrasë prindërit e tij duke i djegur brenda në banesën e tyre. Altjon Sulejmani, i ka vënë zjarrin banesës ku ndodhenin dy të moshuarit dhe iu ka mbyllur edhe dyert që të mos dalin.
Dy të moshuarit janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu zjarrfikësit kanë shuar edhe zjarrin në banesë.
42-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Sipas policisë, Sulejamani ka ushtruar edhe më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.
Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.
Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Mat MAT- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Mat. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur ...
agron kulicaj TIRANË- Ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur paraditen e sotme në P...
droga GREQI- Një parcelë droge u zbulua pak ditë më parë në Greqi ku u sekuestruan 1253 bimë marijuanë dhe rre...
Foto ilustruese ITALI- Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohen se merren me trafikimin e substancave nark...
foto ilustruese GREQI -Një sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngj...
foto ilustruese TIRANË- Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për sta...
Foto ilustruese TIRANË- Për të shtatën vit radhazi shteti i së drejtës ka rënë në nivel global, sipas Indeksit...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellë...
fotot ilustruese Itali- Autoritetet italiane kanë çmontuar një rrjet të tregtimit të kokainës, të përbë...
Igli Tafa TIRANA- Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, foli sot për ...