Aktualitet

Sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë, përfundojnë të dy me lëndime në spital

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku një 42-vjeçar ka sulmuar me shtizë bashkëatdhetarin e tij 35 vjeç. 

24 Tetor 2024, 08:45 Nga r.ll
Sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë,
foto ilustruese

GREQI -Një sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku një 42-vjeçar ka sulmuar me shtizë bashkëatdhetarin e tij 35 vjeç. 

Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur në kokë dhe duke i shkaktuar lëndim më të rëndë. Të dy shqiptarët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e ishullit, ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.

Dyshja janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit me të cilën është gjuajtur shtiza.

sherr me shqiptareve

Sondazh

Poll