Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 2-5 m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.

24 Tetor 2024, 07:13 Nga N.F
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 2-5 m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.


Temperaturat parashikohen:


në bregdet: 11/28 °C
në vendet e ulëta: 5/29 °C
në vendet malore: 4/20 °C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll