23 Tetor 2024, 20:19
Nga M.B
Foto nga takimi
TIRANA- 10 biznese, startup, u çertefikuan nga Drejtoria e Përgithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësisnë Intelektuale (ALSIP), pas një trajnimi 2 mujor në objektet e pronësisë industriale. Programi IP4StartUP, i ideuar për të informuar bizneset inovative në “luftën” e konkurencës së pandershme si dhe të qenit të mbrojtur nga ligji në të vetmen “hipotekë” të pronësisë industriale.
Drejtor i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale, Maria Solis Kapedani, theksoi rëndësinë e regjistrimit të pronësisë industriale.
“Është shumë e rëndësishme që të regjistrohen objektet e Pronësisë Industriale për arsye se pas regjistrimit lindin të drejtat dhe detyrimet si pronar i këtyre objekteve të Pronësisë Industriale”- u shpreh Solis Kapedani.
Gjithashtu sqaroi edhe ndryshimin mes regjistrimit të biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe asaj në Drejtorinë e Përgjitshme të Pronësisë Industriale.
“Të jesh i/e regjistruar në QKB nuk do të thotë që je i regjistruar edhe në DPPI, sepse DPPI është hipoteka e vetme në Republikën e Shqipërisë për regjistrimin të objekte e të pronësisë Industriale”, deklaroi Maria Solis Kapedani.
Regjistrimi i objekteve të Pronsisë Industriale, si patentat, markat, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë, janë e drejtë që duhet mbrojtur nëpërmjet regjistrimit dhe duhet të jetë një prioritet për çdo subject në territorin shqiptar.
Kushtirm Shala, menaxher i programit IP4StartUP, u shpreh se: “Në kulturën shqiptare nuk ka ndonjë historik të madh të problemeve dhe të komplikacioneve të seancave gjyqësore midis sipërmarrësve të caktuar, sepse vetë ekosistemi ka ecur me hapa të ngadaltë. Dhe sa më shumë të zhvillohemi, sa më shumë të zhvillohet ekonomia, duke dëgjuar raste të ndryshme të përballjes të përdorimit të rasteve të gabuara, apo duke shkelur të drejtat e një autori, aq me shumë po bëhet e rëndësishme regjistrimi i saj. Në përballje të përditshme të startup-ve nuk diskutohet fare kostoja, diskutohet a kam nevojë a s’kam nevojë. Padyshim që ka kosto, por në qoftë se ekziston dëshira për ta bërë një startup të suksesshëm, është padyshim një nevojë e domosdoshme që duhet ta mbrosh me çdo lloj kostoje pronësinë tëndë, apo markën tregtare apo edhe shpikjen tënde me të cilën pretendon që ke zgjidhur një problem të caktuar”.
Aktualsiht në vendin tonë janë të regjistruara 562 Patenta Nderkombetare, ndërsa Marka Tregtare janë 970 më shumë se një vit më parë. Marka Kombëtare janë 373 më shumë se një vit më parë, duke arritur në numrin 1190 dhe 27 Disenjo Industriale Kombëtare dhe 67 Ndërkombëtare më shumë se viti I kaluar. Programi IP4Startups, është programi i parë i akselerimit me fokus fuqizimin e sipërmarrjeve përmes mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale i realizuar në Shqipëri nga DPPI, ALSIP dhe Drejtoria e të Drejtës së Autorit.
Për të theksuar rëndësinë e këtij eventi, pjesëmarrës në takimin çertefikues mori pjesë Ambasadorja e Zvicrës, H.E Ruth Huber, Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Ledi Imeraj, Drejtori i Agjencisë së StartUP-ve Arjan Ymeri dhe Olga Allemann, Menaxhere e Projektit në Sëiss Federal institute of Intellectual Property. StartUP-et që fituan nga garae hapur në muajin Gusht, u njohën me të drejtën e autorit, kontratat e punës, patentat për shpikje dhe sekretin tregtar. 10 startup-et e para që morën këtë trajnim dhe kanë filluar procesin e regjistrimit janë: Cyber Morfosis, T-Blocks, Doll’App, Pronar.al, Frymëmarrje, Auttom, Zeevou, UNO Robotics, Komuniteti dhe Beach Master.
drejtoria e përgithshme e pronësisë industriale
96b852a6 f380 4063 8d92 94343c37fa96
7c7a92ad f60b 4384 99ce 07a854dea3f0
3b3cedf2 bb8b 400e 943b 5eec1896fd58
ebf836b7 e3e0 4dfb b6bb eee01008876f
de8d265f 2431 4df6 911a 8162f8e0f180
Aktualitet
23 Tetor 2024, 16:02
I.A
Doktor Pëllumbi
TIRANË- Gazetarja investigative Odeta Gjevori ka nxjerr detaje më shumë nga e shkuara e doktor Pëllumb Hyskos...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 15:34
E. D
fotot ilustruese
KORÇË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë për përndjekje. Mësohet se...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 15:15
e.d
KORÇË- Një 44-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi kishte kanosur për jetën përmes rrje...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 14:11
r.ll
foto e vizave
TIRANË- Një futbollist 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i siguronte viza turistike të ...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:51
N.F
Redjan Rraja
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfiskuar 9 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në em&eum...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:37
N.F
Pëllumb Hysko
TIRANË- Mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar nga detyra. Pezullimi i tyre nga dety...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë ka sjellë në vëmendje nevojën për të z...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 12:38
N.F
Ambulanca
TIRANË- Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë pë...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 12:06
ZH.LL
Ilir Proda dhe Jonathan Ellis
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti sot n&eu...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 11:48
N.F
Greqi
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një të moshuarve në në Kamena Vurlë në G...