Aktualitet

Kanosi për jetën një qytetar dhe familjen e tij, arrestohet 44-vjeçari në Korçë (EMRI)

Mësohet se Adrian Kroji kanosi për jetën një shtetas dhe familjarët e tij, që t’i jepnin para.

23 Tetor 2024, 15:15 Nga E.d

Kanosi për jetën një qytetar dhe familjen e tij, arrestohet

KORÇË- Një 44-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi kishte kanosur për jetën përmes rrjeteve sociale një shtetas dhe familjarët e tij. Mësohet se Adrian Kroji kanosi për jetën një shtetas dhe familjarët e tij, që t’i jepnin para. Gjithashtu në muajin qershor, u arrestua bashkëpunëtori i tij  Kreshnik Aliaj.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për një rast të kanosjes në rrjete sociale, për dhënie pasurie, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Accounts”.

Gjatë këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim A. K., 44 vjeç, banues në Korçë, për të cilin Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në muajin mars, në bashkëpunim me shtetasin K. A. (i arrestuar në muajin qershor), ka kanosur për jetën një 37-vjeçar dhe familjarët e tij, për t’i dhënë shuma parash nga 2000 deri në 6000 euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionkt të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

polica e korces

Sondazh

Poll