Aktualitet

"Si do e mbyllësh çështjen me SPAK, sa milionë euro i dhe o kriminel?" Kryebashkiaku i Matit kërcënon qytetarin në komente: Bujar budallai këto do mi thuash në sy!

Malaja në fakt është përfshirë edhe në interaktivitetin me komentuesit pasi si duket një prej tyre nuk i ka pëlqyer aspak.

23 Tetor 2024, 20:29 Nga M.B
"Si do e mbyllësh çështjen me SPAK, sa milionë euro i
Agron Malaj

MAT- Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, duket se nuk i ka rezistuar trendit të të lexuarit komentet në rrjetet sociale, por jo vetëm kaq. Malaja në fakt është përfshirë edhe në interaktivitetin me komentuesit pasi si duket një prej tyre nuk i ka pëlqyer aspak. Konkretisht një qytetar i komenton duke i thënë se si do ta zgjidhë çështjen me SPAK dhe sa milion euro ka dhënë. Ndaj tij Malaj ka reaguar duke ofenduar e deri duke kërcënuar se këto që i shkruan, qytetari do ia thotë në sy.

"Ti na trego o hajdut si do ta mbyllësh çështjen me SPAK Dumanin, sa milionë euro i dhe o kriminel", shkruan qytetari.

"E kuptoj që je i shqetësuar për mua po pa merak Bujar budallai se këto që mi shkruan këtu do mi thuash në sy", ka kërcënuar Malaj.

"Si do e mbyllësh çështjen me SPAK, sa milionë euro i

Ky koment mesa duket i referohet paraqitjes në SPAK më 4 tetor të këtij viti të kryebashkiakut të Matit Agron Malaj.

agron malaj

Sondazh

Poll