Aktualitet

U pezullua për ngacmim seksual/ Gazetarja: Dr Pëllumbi në 2015 u dënua për korrupsion, në 2020 u shpall 'Hero' nga Manastirliu

Po ashtu gazetarja ka publikuar një foto që ka hedhur ish-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku në vitin 2020 e quan këtë doktor hero të Covid-it.   

23 Tetor 2024, 16:02 Nga I.A
U pezullua për ngacmim seksual/ Gazetarja: Dr Pëllumbi në
Doktor Pëllumbi

TIRANË- Gazetarja investigative Odeta Gjevori ka nxjerr detaje më shumë nga e shkuara e doktor Pëllumb Hyskos, i cili akuzohet për ngacmim seksual. Me anë të një postimi në Facebook, Gjevori thekson se Hysko në vitin 2015 është dënuar për korrupsion, ndërkohë që më pas është rikthyer në mjekësi prapë. Po ashtu gazetarja ka publikuar një foto që ka hedhur ish-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku në vitin 2020 e quan këtë doktor hero të Covid-it.   

Postimi i Plotë:

Doktor Pëllumbi
Në 2015- dënohet për korrupsion!
Në 2020- shpallet “Hero” i Covidit!
Në 2024-ngacmues seksual!
Vetëm në vendin tonë ndodh që një ish i dënuar për korrupsion, të bëhet “hero”, por rezulton ngacmues seksual!
Si është e mundur që pasi u dënua më 2015-tën për korrupsion në mjeksi, të rikthehet në detyrë, kësaj here më i fuqishëm se në fillim, si “hamshor”! Karma si back, për të gjithë ju “Shefqet Ndroqsa”!

odeta gjevori pëllumb hysko

Sondazh

Poll