Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga zjarri banesa në Fier, flakët përhapen në katin e tretë të pallatit

Siç shihet edhe në foto flakët kanë përfshirë katin e tretë të pallatit katërkatësh, duke shkaktuar edhe panik tek banorët. 

23 Tetor 2024, 21:35 Nga E. D
FOTO/ Përfshihet nga zjarri banesa në Fier, flakët përhapen
pamje nga vendngjarja

FIER- Një banesë në Fier në lagjen “15 Tetori” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në foto flakët kanë përfshirë katin e tretë të pallatit katërkatësh, duke shkaktuar edhe panik tek banorët. 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e se përse banesa u përfshi nga flakët.

digjet banesa ne fier

Sondazh

Poll