23 Tetor 2024, 14:11
Nga r.ll
foto e vizave
TIRANË- Një futbollist 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i siguronte viza turistike të falsifikuara, shtetasve të huaj, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.
Në pranga ka rënë futbollisti Yvan Zouzou, ndërsa janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë. Gjithashtu janë sekuestruar 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar "Viza", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt pagesës.
Ndalohet një 21-vjeçar (futbollist), i cili siguronte viza turistike të falsifikuara, për shtetas të huaj, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin.
Sekuestrohen 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar "Viza".
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi Y. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. B., 27 vjeç, banues në Gjermani.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Y. Z. siguronte viza të dyshuara të falsifikuara, kundrejt pagesës, për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, për të hyrë në Shqipëri, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve me vendet fqinje, për të kaluar më pas në shtetet e tjera të BE-së.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. S. dhe I. B., të cilët dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin, në këtë veprimtari kriminale.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
yvan zouzou
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:51
N.F
Redjan Rraja
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfiskuar 9 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në em&eum...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:37
N.F
Pëllumb Hysko
TIRANË- Mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar nga detyra. Pezullimi i tyre nga dety...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë ka sjellë në vëmendje nevojën për të z...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 12:38
N.F
Ambulanca
TIRANË- Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë pë...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 12:06
ZH.LL
Ilir Proda dhe Jonathan Ellis
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti sot n&eu...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 11:48
N.F
Greqi
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një të moshuarve në në Kamena Vurlë në G...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 11:18
r.ll
hysni burgaj
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është paraqitur ditën e sotme ...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 11:11
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se akside...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 10:47
N.F
DURRËS- Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Plazhit në Durrës. Mësohet se sot &eu...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 10:22
N.F
I moshuari
TIRANË- Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë p&eum...