Aktualitet

Proda pret zyrtarin e lartë të ambasadës së SHBA: Partnerë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Proda dhe Ellis vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim.

23 Tetor 2024, 12:06 Nga ZH.LL
Proda pret zyrtarin e lartë të ambasadës së SHBA:
Ilir Proda dhe Jonathan Ellis

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti sot në zyrë Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis. Proda dhe Ellis vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Ellis uroi Drejtor Prodën për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit me Zyrën e Sigurimit Rajonal do të thellohet akoma më tej.

Drejtor Proda e siguroi Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane se është i vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe ato në Ambasadën amerikane në Tiranë, duke treguar profesionalizëm e besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

ilir proda jonathan ellis shba

Sondazh

Poll