Aktualitet

Policia gjeti gjak në këpucët e saj, shqiptarja hedh poshtë akuzat për vrasjen e të moshuarës në Greqi: Kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë!

Shqiptarja ka deklaruar se ditën e ngjarjes shkoi në shtëpinë e saj dhe më pas u largua por nuk ka bërë asgjë në lidhje me vrasjen e të moshuarës.

23 Tetor 2024, 11:48 Nga N.F
Policia gjeti gjak në këpucët e saj, shqiptarja hedh poshtë
Greqi

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një të moshuarve në në Kamena Vurlë në Greqi. Vrasjen dyshohet se e ka kryer një 50-vjeçare shqiptare ndërsa ajo gjatë deklaratave të saj është shprehur se ajo nuk e ka kryer krimin. Ajo gjithashtu është shprehur se ka probleme shëndetësore dhe ka pësuar goditje në tru.

“Kam probleme shëndetësore, kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë”, tha 50-vjeçarja shqiptare.

Shqiptarja ka deklaruar se ditën e ngjarjes shkoi në shtëpinë e saj dhe më pas u largua por nuk ka bërë asgjë në lidhje me vrasjen e të moshuarës.

“Atë ditë shkova në shtëpinë e saj, por nuk bëra asgjë. U ula për pak dhe u largova, nuk kam lidhje. Kam probleme shëndetësore, më lini”, ka debatuar ajo. Ndërsa e pyetur nga policia se ku janë rrobat dhe këpucët që ka veshur atë ditë, gruaja mësohet se është përgjigjur se janë diku këtu.

"Tani nuk mund t’i gjej, ndoshta janë vjedhur. Nuk jam mirë, më lër. Është detyra juaj t’i gjeni ato,” shtoi ajo.

Ndërkohë hetuesit janë të bindur se pas vrasjes së të moshuarës greke qëndron 50-vjeçarja shqiptare. Një element që ngre dyshimet janë këpucët që autori i krimit kishte veshur ditën e ngjarjes, pasi policia gjeti gjurmë gjaku. Kur hetuesit i kërkuan shqiptares që t’i dorëzonte këpucët që mbante veshur ditën kur vizitoi të moshuarën, ajo tha se nuk mund t’i gjente.

Autoritetet u njoftuan më 12 Tetor nga një kushëri i të moshuarës pasi nuk kishte marrë informacione për viktimën prej më shumë se 24 orësh.Kur efektivët mbërritën tek shtëpia e saj, zbuluan se një çelës ishte vendosur brenda bravës, por dera nuk ishte e siguruar dhe nuk kishte shenja të hyrjes me forcë.

Jo shumë larg derës, 84-vjeçarja u gjet e pajetë, ndërsa pranë saj kishte njolla gjaku dhe gjurmë këpucësh. Megjithatë, u konstatua se nuk kishte shenja se Sipas mjekut mjekësor, 84-vjeçarja ka pësuar një plagë në shpinë nga një objekt i mprehtë.

vrasje ne greqi shqiptare

Sondazh

Poll