Sport

Jose Mourinho: "Nëse City është fajtor, mua duhet të më paguajnë bonusin dhe të më japin një titull të Premier League"...

Mançester Junajtid 'i tij' përfundoi i dyti, 19 pikë prapa 'Cityt' në Premierligë 2017-18.

23 Tetor 2024, 18:28 Nga DOSJA
Jose Mourinho: "Nëse City është fajtor, mua duhet të

ANGLI - José Mourinho, trajneri i Fenerbahçes, u shpreh se nëse Manchester City është fajtor për parregullsitë financiare për të cilat akuzohet, atij duhet t'i paguajnë bonusin për fitimin e Premier League 2017-2018 dhe t'i japin titullin.

Trajneri portugez foli për humbjen e tij më të dhimbshme në një intervistë për Amazon Prime. Ai drejtoi skuadrën e Manchester United, që fitoi Europa League dhe përfundoi sezonin 2017-2018 në vendin e dytë, 19 pikë prapa Manchester Cityt, në atë që Mourinho e ka cilësuar si një nga arritjet e mëdha të karrierës së tij.

"Ndoshta ata do ta sanksionojnë Manchester Cityn me humbjen e pikëve dhe ne do ta fitojmë atë Premier League. Pastaj ata do të duhet të më paguajnë një bonus dhe të më japin medaljen,"- shtoi ai.

Lidhur me situatën aktuale të United, i cili e ka nisur sezonin me njëmbëdhjetë pikë nga 24 të mundshme dhe pa fituar asnjë nga dy ndeshjet e tij në Evropë, Mourinho tha se nuk e mendon këtë dhe se i ka uruar më të mirat “Djajve të Kuq”, që kur u shkarkua në vitin 2018.

“U largova pa inat dhe i uroj më të mirat. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, nuk është diçka që më gëzon, por as nuk kam kohë dhe as nuk ka kuptim të mendoj për atë që ndodhi dhe çfarë po ndodh. atje”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll