Sport

Befason Norwich… zyrtarizon 32-vjeçarin Jack Wilshere si trajner!

Norwich sapo ka zyrtarizuar këtë të mërkurë ardhjen në pankinë si trajner të Jack Wilshere. Legjenda e Arsenalit do të ketë përvojën e tij të parë në krye të një ekipi të parë, vetëm në moshën 32-vjeçare.

23 Tetor 2024, 16:00 Nga DOSJA
Befason Norwich… zyrtarizon 32-vjeçarin Jack Wilshere si trajner!

ANGLI - Norwich forcon stafin e saj me emërimin në krye të ish-lojtarit të Anglisë, Jack Wilshere. Ish-trajneri 32-vjeçar i Arsenal U-18, do të punojë së bashku me Johannes Hoff Thorup. 

“Jam i lumtur që i bashkohem Norwich Cityt”, tha Wilshere pas mbërritjes së tij. Kjo është një mundësi fantastike në një klub shumë mbresëlënës dhe vjen në kohën e duhur për të avancuar karrierën time si trajner brenda një ekipi të pare”.

Nga ana e tij, drejtori sportiv i Canaries Ben Knapper tha: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Jack në Norwich City. Ai është sigurisht dikush që e njoh mirë dhe personaliteti, njohuritë dhe përvoja e tij, do të jenë pasuri të konsiderueshme për ne”.

Aktualisht i 7-ti në Championship, Norwich është në garë për t'u ngjitur në Premier League. Një ndarje që klubi nuk e njeh që nga viti 2022.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll