Sport

VENDIMI/ Italia i thotë lamtumirë finales së Champions League 2027: pas “Jo”-së të Milanos vjen edhe tërheqja e Romës…

Asnjë finale e Champions League në Itali: Zbehet kandidatura e Romës për vitin 2027, UEFA ka zyrtarizuar propozimet e bëra nga Baku dhe Madridi

23 Tetor 2024, 15:02 Nga DOSJA

VENDIMI/ Italia i thotë lamtumirë finales së Champions League

ITALI - Do të duhet të presim edhe disa vite përpara se të shohim sërish një finale të Champions League në Itali. Pas Milanos, edhe Roma hoqi dorë nga kandidatura për vitin 2027, duke reduktuar sfidën midis Bakut dhe Madridit.

Kjo u konfirmua nga UEFA, e cila shpjegoi se ata kishin marrë vetëm propozime nga Azerbajxhani  dhe Spanja me  Stadiumin Olimpik të Baku dhe Estadio Metropolitano në garë për një vend. 

Sfida do të vendoset në fund të sezonit, megjithatë i gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet deri në pranverë:

"Dokumentat e interesit nuk janë detyruese dhe propozimet përfundimtare duhet të dorëzohen së bashku me dosjet e aplikimit deri më 19 mars 2025, - shpjegoi UEFA në një deklarata. - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të emërojë federatat pritëse për dy finalet në maj 2025.

Procedura e aplikimit për zgjedhjen e vendeve për të pritur finalet e garave të klubeve të UEFA-s 2027 ka nisur më 30 shtator 2024, me një afat të caktuar për 21 tetor 2024 për federatat e interesuara të shprehin interesin e tyre".

Për këtë rast, Nyon zyrtarizoi edhe kandidaturat për finalen e UEFA Champions League për femra me Varshavën, Barcelonën, Bazelin dhe Cardiffin, që synojnë organizimin e ngjarjes më të rëndësishme të Evropës për futbollin e femrave.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll