Sport

Evangelos Marinakis, pronari i Nottingham, dënohet pasi pështyu para një gjyqtari...

Biznesmeni Evangelos Marinakis pështyu para gjyqtarit të ndeshjes mes klubit të tij Nottingham Forest dhe Fulham më 28 shtator. Për veprimin e tij, pronari grek mori një pezullim me pesë ndeshje nga Federata Angleze.

23 Tetor 2024, 16:29 Nga DOSJA
Evangelos Marinakis, pronari i Nottingham, dënohet pasi pështyu para

ANGLI - Pronari grek i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, u pezullua me pesë ndeshje nga Federata Angleze për shkak se kishte “pështyrë qëllimisht”, sipas komitetit, teksa kalonte një arbitër. Faktet datojnë në 28 shtator, pas një disfate të banorëve të City Ground ndaj Fulhamit (0-1).

Ndërkohë që Marinakis kundërshtoi çdo gjest të qëllimshëm, presidenti i Forestit, “pështyti qëllimisht si një gjest mosrespektimi dhe të neveritshëm përbuzjeje ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Sipas mendimit tonë, nuk ka asnjë shpjegim tjetër të besueshëm për sjelljen e tij”,- lexohet në motivimet me shkrim të publikuara nga Federata Angleze.

Ky sanksion, i marrë të premten e kaluar, i privoi Marinakis praninë në fitoren e skuadrës së tij të hënën kundër Crystal Palace (1-0). Ai gjithashtu do të mungojë edhe në katër ndeshjet e ardhshme të Nottingham, aktualisht në vendin e tetë në Premier League, kundër Leicester, West Ham, Newcastle dhe Arsenal.

Mbrojtja e Marinakis... dhe dy purove të tij në ditë

Duke kundërshtuar versionin e pështymës së përdorur ndaj tij, biznesmeni 57-vjeçar, i cili është edhe pronar i Olympiakos-it në Greqi, u pastrua duke nënvizuar faktin se pi dy-tre puro në ditë. Rrjedhimisht, kjo e detyron ndonjëherë të pështyjë, më së shpeshti në një shami kur e ka, sipas elementëve të rrëfyer në vendimin me shkrim që justifikojnë veprimin që çoi në pezullimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll