Sport

Mourinho cakton Manchester United dhe Tottenham, si favoritë të Europa League…

Ish-klubet e tij, Manchester United dhe Tottenham, janë më të mirat për të fituar Europa League këtë sezon, sipas trajnerit të Fenerbahçes, José Mourinho.

23 Tetor 2024, 15:39 Nga DOSJA
Mourinho cakton Manchester United dhe Tottenham, si favoritë të Europa

TURQI - Në prag të takimit me ish-klubin e tij Manchester United në rrugën e tyre drejt Europa League, José Mourinho, trajneri i Fenerbahçes, i përcaktoi “Djajtë e Kuq” si të preferuarit e tij për këtë edicion, së bashku me Spurs.

“Për mua, dy kandidatët më të mirë për Europa League janë të qartë: Manchester United dhe Tottenham”,- tha portugezi në një konferencë për shtyp. Premier League ka një nivel tjetër për sa i përket cilësisë, intensitetit, lojës, kulturës taktike, me pak fjalë një nivel tjetër në gjithçka. Ne do të përballemi nesër (e enjte, ora 21:00) me një nga skuadrat më të mëdha të garës”.

Një klub që ai e njeh mire, se e kishte çuar në vendin e dytë në kampionatin anglez në vitin 2017, por që iu desh ta linte për rezultate shumë më pak bindëse në dhjetor 2018:

“U largova në marrëdhënie të mira me klubin dhe tifozët e tij, dhe u uroj atyre më të mirat. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë për ta, kjo nuk është diçka që nuk më bën të lumtur. Por nuk kam kohë të mendoj për atë që ndodhi, apo nuk ndodhi.

Por ajo që po ndodh është se tani ata kanë besim te trajnerët e tyre, i mbështesin sezon pas sezoni. Që do të thotë stabilitet dhe besim, duke u dhënë atyre kushtet e nevojshme për të mbajtur vendet e tyre të punës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll