Sport

Carlo Ancelotti humb edhe dy lojtarë për ‘El Clasico’ me Barcelonën: portierin Courtois dhe sulmuesin Rodrygo, të dëmtuar...

Fitorja 5-1 ndaj Borussia Dortmundit i ka kushtuar shtrenjtë Real Madridit…

23 Tetor 2024, 14:47 Nga DOSJA

Carlo Ancelotti humb edhe dy lojtarë për ‘El Clasico’ me

SPANJE - Fitorja 5-2 kundër Borussia Dortmundit e futi në lojë Real Madridin në Ligën e Kampionëve, por i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Carlo Ancelottit. 

Brazialiani Rodrygo do të mungojë në super ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Barcelonës: testet e para kanë konstatuar një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë, oraret e rikuperimit do të dihen nesër.

Dhe duke qenë se fatkeqësitë nuk vijnë kurrë vetëm, ‘Los Blancos’ humbasin edhe Thibaut Courtois: portieri belg ka "një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë". Prandaj madrilènët do të jenë në ‘El Clasico’ pa portierin titullar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll