Politike

Tërmeti/ PD:Qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht për t’ju dhënë strehë mijëra njerëzve (VD)

22 Dhjetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
Tërmeti/ PD:Qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht për

Shqipëri- Partia Demokratike ka reaguar sërish për gjendjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

PD në reagimin  e fundit në FGacebook,  thekson se qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht për t’ju dhënë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Në reagimin e PD-së thuhet se më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet.

Reagimi:

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Nga dëshmitë e mbledhura prej përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, rezulton se banorët e fshatit janë më të braktisurit.

“Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal.

Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet.

Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qysh prej 26 nëntorit 2019, Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha u shprehën publikisht se nuk ishte momenti për të bërë politikë, dhe se fokusi kryesor ishte akomodimi i të prekurve si dhe përballimi i situatës pas lëkundjeve të forta me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, ku humbën jetën 51 vetë. Vetë Basha shpërndau edhe një urdhër të brendshëm për strukturat, për të mos e shfrytëzuar ngjarjen për politikë, por duket se tanimë, PD është ‘zgjuar’.

Rama nga ana tjetër ka ngritur Komitetin e Rindërtimi dhe ka emëruar Arben Ahmetajn, ministër për Rindërtim. Ai ka premtuar se çdo banesë e cilësuar si e pabanueshme do të rindërtohet nga shteti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia demokratike tragjedia e 26 nentorit 2019 partia demokratike tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll