Politike

Voltana Ademi ‘thyen’ bojkotin, shkon në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, socialistët e Shkodrës i japin votën për pake

21 Dhjetor 2019, 20:15 Nga DOSJA
Voltana Ademi ‘thyen’ bojkotin, shkon në mbledhjen e

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka “thyer” bojkotin në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Miratimi i paketës fiskale ka qënë arsyeja që e ka ‘detyruar’ Ademin që të marrë pjesë në institucionin që ajo e ka cilësuar si ilegjitim.

Kështu që në mbledhjen e sotme këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar Paketën Fiskale për vitin 2020, sipas projektit të paraqitur nga administrata Ademi. Propozimi mori 34 vota pro dhe 1 kundër ishte ajo e social demokratit Andi Halluni.

Propozimit të Ademit i janë shtyuar edhe disa të tjera nga a grupet e interesit dhe këshilltarë. Tashmë pritet që Ademi të jetë e pranishme edhe për miratimin e projekt buxhetin që do të prezantohet përpara këshilltarëve në janar.

Ademi qëndron ende në detyrë pasi Valdrin Pjetri, i cili fitoi zgjedhjet e 30 qershorit u tërhoq nga marrja e detyrës pas akuzave nga opozita se ai ishte dënuar në Itali kohë më parë dhe këtë gjë e kishte fshehu. Prokuroria deri tani ka faktuar akzuat e PD, por për Pjetrin nuk është marrë vendimi përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër shkoder voltana ademi bashkia shkodër shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll

Politike 21 Dhjetor 2019, 14:20

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot ka folur sërish për mediat pas konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Preside...