Politike

‘Po vazhdon atje ku e la Enver Hoxha’/ Analisti Berat Buzhala ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Shyqyr që nuk pyetet, që nesë

21 Dhjetor 2019, 16:54 Nga DOSJA
‘Po vazhdon atje ku e la Enver Hoxha’/ Analisti Berat Buzhala

KOSOVË– Analisti Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me samitin e Shengenit Ballkanit dhe kritikat që kreu i qeverisë shqiptarë ka lëshuar ndaj Kosovës.

Më anë të një postimi në Facebook, Buzhala e ka krahasuar Ramën me diktatorin Enver Hoxha, i cili sipas tije shiti Kosovën tek Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç. 

“Shyqyr Zotit që për Kosovën nuk pyetet Edi Rama. Nesër na kish kthy në Serbi. Sigurisht, sikur në vitin 1945, edhe tash, ishin gjetë do argatë në Kosovë për me u bo pjesë e bashkim-vllazërimit,“-shkruan ndër të tjera Buzhala.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

Kurrgjo, Edi Rama vec po e vazhdon atje ku e ka pas lane Enver Hoxha.

Ne kete foto: Dushan Mugosha, poshte majtas, Miladin Popovic, ne kembe majtas, Enver Hoxha, poshte djathtas. Diktatori Hoxha e ka shite Kosoven te keta dy zyrtare te larte te Partise Komuniste te Jugosllavise. Kushdo qe thote ndryshe genjen. Shqiperia e Hoxhes e Jugosllavia e Titos, Rankovicit, Mugoshes e Popovicit kane pase marredhenie ekselente deri ne vitin 1948. Ne nderkohe ne vitet 1945-48 partizanet kane kryer masakra te tmerrshme.

Shyqyr zotit qe per Kosoven nuk pyetet Edi Rama. Neser na kish kthy ne Serbi. Sigurisht, sikur ne vitin 1945, edhe tash, ishin gjete do argate ne Kosove per me u bo pjese e bashkim vllazerimit.

Më 8 tetor u zhvillua takimi i parë për “Shengenin Ballkanik”, në Novi Sad të Serbisë, ku diskutua për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa që prej pasdites së djeshme, Rama, Vuçiç, Zaev janë pjesëmarrës në këtë samit që synon krijimin e një zone të favorshme ekonomike mes vendeve të Ballkanit. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë, dhe kjo ka ngjallur polemika, ndërsa kryeministri Rama e ka komentuar këtë si një “dritëshkurtësi” të politikës kosovare në sytë e SHBA dhe BE që mbështesin ‘Mini-shengenin’.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama enver hoxha samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane edi rama enver hoxha samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 21 Dhjetor 2019, 14:20

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot ka folur sërish për mediat pas konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Preside...