Politike

“Mini-Shengeni Ballkanik”/ Eksperti amerikan: Vuçiç kërkon të izolojë Kosovën, Rama po dëmton interesat e saj

22 Dhjetor 2019, 07:18 Nga DOSJA
“Mini-Shengeni Ballkanik”/ Eksperti amerikan: Vuçiç

Tiranë- Profesori amerikan Edward Joseph, njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, në një intervistë për “Bugajski Hours” në RTK, ka folur së fundi për marrdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas samitit të 3-të të Mini-Shengenit Ballkanik. Sipas ekspertit amerikan, çdo ekuacion në Ballkan që nuk ka Kosovën brenda saj përkthehet në izolim për të.

Deklarata:

Gazetari: T’ju pyes, çfarë është kjo marrëdhënia e kohëpaskohshme me Ramën, çfarë po ndodh prapa skenave mes tyre?

Joseph:Besoj se kjo pyetje zgjon shumë më shumë interesim kur bëhet në raportin me Edi Ramën, se sa nëse bëhet në lidhje me Vuçiçin. Tek Vuçiç është e qartë: të izolojë Kosovën. Pra, nëse Beogradi mund të kultivojë raporte më të afërta me Tiranën si dhe Kosova nuk është pjesë e atij ekuacioni, atëherë kemi izolim të Kosovës. Pra nga këndvështrimi i Beogradit është një taktikë e qartë. Pyetja reale është, pse e bën Rama këtë dhe si strukturat politike në Shqipëri e lejojnë Ramën, që të veprojë në atë mënyrë që të dëmton interesat e Kosovës, kjo është pyetja e duhur.

Dje në Tiranë u zhvillua  takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë  ftuan  sërishKosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edward joseph samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane edi rama edward joseph samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 21 Dhjetor 2019, 14:20

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot ka folur sërish për mediat pas konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Preside...