Politike

Shengeni Ballkanik/ Rama ofendoi Haradinajn, reagon Basha: Dënoj sulmin rrugaçëror, akt antishqiptarizmi, kërkoj ndjesë…

21 Dhjetor 2019, 15:23 Nga DOSJA
Shengeni Ballkanik/ Rama ofendoi Haradinajn, reagon Basha: Dënoj sulmin

TIRANË– Disa orë pas përfundimit të Samitit të Shengenit të Ballkanit, më në fund një reagim ka ardhur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në Twitter, Basha ka dënuar fyerjen që kryeministri Edi Rama i bëri homologut të tij në ikje Ramush Haradinajt, duke e cilësuar si gënjeshtar. Në statusin e tij, Basha ka kërkuar ndjesë në emrin e çdo shqiptari duke e cilësuar sulmin e Ramës ndaj Haradinajt si antishqiptar.

Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!,”-shkruan Basha. 

Ditën e sotme në një prononcim për mediat kryeministrit Edi Rama e quajti gënjeshtar Haradinaj duke sqaruar se samiti nuk kishte qëllim heqjen e taksës për mallrat serbe. Edhe pse jo pjesëmarrës në takim, Haradinaj ka dërguar “të fala” nga Kosova duke këmbëngulur se idea e minishengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Me tone ironie Haradinaj iu uroi punë të mbarë.

Më 8 tetor u zhvillua takimi i parë për “Shengenin Ballkanik”, në Novi Sad të Serbisë, ku diskutua për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa që prej pasdites së djeshme, Rama, Vuçiç, Zaev janë pjesëmarrës në këtë samit që synon krijimin e një zone të favorshme ekonomike mes vendeve të Ballkanit. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë, dhe kjo ka ngjallur polemika, ndërsa kryeministri Rama e ka komentuar këtë si një “dritëshkurtësi” të politikës kosovare në sytë e SHBA dhe BE që mbështesin ‘Mini-shengenin’.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ramush haradinaj samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane edi rama lulzim basha ramush haradinaj samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 21 Dhjetor 2019, 14:20

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot ka folur sërish për mediat pas konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Preside...