Politike

Takimi me Alexandër Sorosin/Presidenti Meta: Pasi i akuzova kërkuan takim! Nuk kemi biseduar për “Mini-Shengen-in”

22 Dhjetor 2019, 08:11 Nga DOSJA
Takimi me Alexandër Sorosin/Presidenti Meta: Pasi i akuzova kërkuan

Tiranë Dy ditë pas takimit me Alexander Soros-in, djalin e filantropit të njohur George Soros, ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Në një reagim në Facebook Meta është shprehur se takimi është bërë me kërkesë zyrtare, pas akuzave të tij në muajin korrik, për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur”, për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri Edi Rama.

“Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim.”, shprehet Presidenti.

Ai ka theksuar se tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim dhe se tre temat në takim kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë

“Tre temat që unë jam përqëndruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë. E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit.”, shprehet ai.

Reagimi:

Një përgjigje për mikun tim Prof. Kastriot Islami dhe gjithë të tjerët!

I mirëkuptoj reagimet emocionale të sinqerta apo të nxitura, lidhur me takimin tim me z.Aleksandër Soros, Zëvendëspresident i Fondacionit “Shoqëria e hapur”, të bërë publik nga Zëdhënësi im z.Blushi.

Nuk më dukej me vend të reagoja ndaj tyre, por pas shkrimit të z.Islami, i cili veçse intelektual i njohur, është edhe ish-ministër i Jashtëm, më duhet të sqaroj disa rrethana dhe të shuaj çdo keqkuptim.

Unë nuk i di arsyet e vizitës së z.Soros në Tiranë, dhe as kam pyetur për to, pasi Shqipëria është e hapur për t’u vizituar nga të gjithë.

Ajo që di është se nga muaji korrik kur unë bëra publike disa akuza për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur” për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ka patur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim.

Takimi është bërë me kërkesë zyrtare dhe ka qenë zyrtar. Tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim.

Tre temat që unë jam përqëndruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.

E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit.

Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen” unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit.

Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta është shprehur shumë herë kundër ndikimit të SOROS në Shqipëri. Ai e ka sulmuar hapur filantropin George Soros, për të cilin është shprehur se ka investuar në Shqipëri para për ta kthyer vendin në një “Deep state” ku qeveriset me PPP.

Madje në një intervistë për mediat italiane, presidenti është shprehur se Shqipëria duhet ruajtur që të mos përfundojë në duart e lojtarëve ndërkombëtarë privatë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta takon alex soros ilir meta meta takon alex soros

Sondazh

Poll