Sport

Camavinga bën zbulimin e çmendur dhe tregon 'sekretet' e Ancelottit...

Carlo Ancelotti nuk ishte shumë i shqetësuar në pjesën e parë të përballjes mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

23 Tetor 2024, 11:00 Nga DOSJA
Camavinga bën zbulimin e çmendur dhe tregon 'sekretet' e

SPANJE - Carlo Ancelotti nuk është një trajner si të tjerët. Tekniku italian në moshën 65-vjeçare ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe qetësia e tij e pafund, duket se futet edhe në venat e lojtarëve të tij.

Dje, kur Merengue po humbisnin 2-0 në fushën e tyre në pjesën e parë kundër Borussia Dortmund për Ligën e Kampionëve, ai kurrë nuk dukej në panik. Në pjesën e parë, ai bëri disa rregullime, duke llogaritur talentin e Vinicius Junior, autor i një ‘hat-trick’ fantastik, për të sjellë në fund një fitore 5-2.

“Ne e dëgjuam me kujdes trajnerin”

Eduardo Camavinga, mesfushori francez i Merengue, tregoi pak më shumë për fjalët e trajnerit të tij në pushim. Dhe siç mund të pritej, ai shfaqi besim të pandërprerë te skuadra e tij:

“Trajneri na tha se nuk ishte hera e parë dhe as e fundit, ndoshta që do të ktheheshim në pjesën e parë me dy ose tre gola të pësuar, pasi gjëja më e rëndësishme ishte reagimi.

Ne e dëgjuam trajnerin, bëmë atë që na tha ai dhe shënuam pesë gola, duke fituar ndeshjen në pjesën e dytë,”- tha ai në mikrofonin e  Canal +. A është metoda Ancelottit, më e mira në botë?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll