Politike

Paloka nga Strasburgu: PE-ja të ktheja sytë nga Shqipëria, jemi në diktaturë

Gjatë fjalës së tij, deputeti Paloka hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama duke shtuar më tej se Shqipëria është nën diktaturë dhe për këtë kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve.

23 Tetor 2024, 12:32 Nga ZH.LL
Paloka nga Strasburgu: PE-ja të ktheja sytë nga Shqipëria, jemi
Edi Paloka nga Strasburgu

STRASBURG- Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur nga protesta para Parlamentit Europian nga ku ka theksuar motivin e kësaj proteste dhe se ndërkombëtarët duhet të kthejnë sytë nga Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Paloka hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama duke shtuar më tej se Shqipëria është nën diktaturë dhe për këtë kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve.

"Jemi në diktaturë, siç është vërtetuar nga ngjarjet e fundit siç është arrestimi i Çyrbjes vërteton akuzat që qeveria mbahet në këmbë nga krimi i organizuar, Renditjen e deputetëve në listë e bën krimi i organizuar dhe siguron votat për atë qeveri. Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi të detyruar të kërkojmë vëmendjen e miqve tanë. Bollë më me individë që paguhen me paratë e pista të Tiranës për të ardhur për të bërë deklarata pro Ramës në Tiranë.

Ekziston ideja se Rama ka mbështetje, nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet e individëve të korruptuar me atë të institucioneve. Jemi këtu për të sensibilizuar institucionet sepse më vonë do të jetë e pamundur të ndryshohet situata", tha Paloka.

edi paloka parlamenti europian protesta e opozites

Sondazh

Poll