Politike

Protesta në PE/ Sula: Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin duke zgjedhur opozitën

Sula tha se protesta e sotme ka një një simbolikë të veçantë për t’i treguar ndërkombëtarëve që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan kryeministri Edi Rama.

23 Tetor 2024, 12:16 Nga ZH.LL
Protesta në PE/ Sula: Shqipëria në vitin 2025 të marri
Dash Sula nga Strasburgu

STRASBURG- Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula, ka folur për mediat nga protesta që po zhvillohet ditën e sotme në hyrje të Parlamentit Europian.

Sula tha se protesta e sotme ka një një simbolikë të veçantë për t’i treguar ndërkombëtarëve që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Sula tha se Shqipëria në vitin 2025 duhet të marrë drejtimin e duhur dhe se shpëtimi për qytetarët do të ishte zgjedhja e opozitës. 

"I gjithë grupi parlamentar dhe deputetët e mbledhur sot kanë të bëjnë me një simbolikë të veçantë për t’i treguar mbarë opinionit ndërkombëtar që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan Rama apo mediat pranë tij që deformojnë realitetin se çfarë ndodh në vend. Sigurisht po të heqësh një paralele mes PE dhe atij Shqiptarë diferencat janë të mëdha, mes një errësirë në të cilën ndodhet sot parlamenti në Shqipëri, ndërkohë që këtu është simbol i demokracisë., kanë një diferencë shumë të madhe me një qytetari dhe sjellje shumë korrekte.

Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, kemi një polici të korruptuar, një gardë me sjellje të dhunshme ndaj deputetëve e parlamentarëve e sigurisht do të doja që sot të përshëndesja të gjithë kolegët e mi që janë në takime aktualisht, por edhe ata që janë këtu e po demostrojnë që Shqipëria ka zëra ndryshe. Jemi në një udhëkryq e do duhet që Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin e duhur dhe unë unë e them se shpëtimi për qytetarët do të ishte zgjedhja e opozitës, normalisht dhe ne kemi pasur gabime, por krahasuar me këta, ka një diferencë të madhe me pushtetin e sotëm.

Nëse qytetarët duan që të legalizojnë krimbnin apo korrupsionin mund ta bëjnë, por do të ishte fundi i Shqipërisë. Në fund të ditës, edhe pse jemi politikanë jemi njerëz e nuk do doja kurrsesi të jetoja jashtë trojeve të vendit tim të Shqipërisë", u shpreh Sula për mediat.

protesta ne pe opozita dash sula parlamenti europian

Sondazh

Poll