Politike

Protesta jashtë Parlamentit Europian, deputetja e PD: Ndërkombëtarët duhet ta dinë çfarë po ndodh realisht në Shqipëri

Koti tha për mediat se protesta e sotme tregon situatën e rëndë, ku sipas saj, përditë po cenohet demokracia, liria e fjalës dhe votës.

23 Tetor 2024, 12:24 Nga r.ll
Protesta jashtë Parlamentit Europian, deputetja e PD:
sorina koti

STRASBURG- Deputetja e PD-së, Sorina Koti, e cila po merr pjesë në protestën para Parlamentit Europian tha se ndërkombëtarët duhet të informohen lidhur me situatën politike në Shqipëri. 

Koti tha për mediat se protesta e sotme tregon situatën e rëndë, ku sipas saj, përditë po cenohet demokracia, liria e fjalës dhe votës. Deputetja shtoi më tej se nëse ata arrijnë që ndërkombëtarët dhe institucionet evropiane që ndodhen në Tiranë të marrin mesazhin e duhur, u shpreh e bindur se zgjedhjet e 2025 do të jenë në favor të PD.

"Kjo protestë tregon situatën e rëndë në Shqipëri, ku përditë po cenohet demokracia, liria e fjalës dhe votës. Jemi përballur me gardën dhe policinë, dhe qytetarët prej 12 vitesh po cënohen në punët dhe jetesën e bizneset e tyre. Ne sot jemi para Parlamentit Europian, sepse duhet të kemi një sensibilizim të deputetëve se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe duhet ta dinë realisht atë që po ndodh në vendin tonë.

Është ndryshe kur e thotë qeveria, ndryshe kur e thonë deputetët që vijnë me një mandat të dhënë nga qytetarët e tyre. Ne sot kemi ardhur shumica e deputetëve për të protestuar këtu. Kemi pasur takime dhe do të vazhdojnë edhe nesër. Edhe shqiptarët që banojnë këtu na janë bashkuar.

Kryesorja është hapja e syve të ndërkombëtarëve se çfarë po ndodh në Shqipëri, që të mos ketë më lajme të rreme se Shqipëria është një vend ku jetohet dhe funksionon shteti. Nëse ne arrijmë që ndërkombëtarët dhe institucionet evropiane që ndodhen në Tiranë të marrin mesazhin e duhur, jam e bindur se zgjedhjet e 2025 do të jenë në favor të PD", tha Sorina Koti.

sorina koti ne strasburg opozita ne strasburg

Sondazh

Poll