Aktualitet

Dyshohet se është vendosur me para krimi, sekuestrohet pallati në Durrës

Mësohet se sot është bërë sekuestrimi i një pallati, që dyshohet se është bërë me para krimi. Ky pallat gjendet tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare.

23 Tetor 2024, 10:47 Nga N.F

Dyshohet se është vendosur me para krimi, sekuestrohet pallati në

DURRËS- Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Plazhit në Durrës. Mësohet se sot është bërë sekuestrimi i një pallati, që dyshohet se është bërë me para krimi. Ky pallat gjendet tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare.

Pallati ka qenë në sekuestro preventive. Ndërtesa është në pronësi të Pëllumb Tudës, që është me precedent penal. Dyshohet se pallati është bërë me para nga trafiku i lëndëve narkotike. Ndërtesa po sekuestrohet në mënyrë përfundimtare. Avokatët e quajnë të paligjshëm ekzekutimin e vendimit nga  Agjencia e Aseteve kriminale e cila ka njoftuar ta konfiskojë pasurinë

"Situata është absurde. Jemi para ekzekutimit të një vendimi që nuk qëndron. Ia kemi bërë të qartë edhe Gjykatës së Lartë që çështjen e ka në proces për ta shqyrtuar. Jemi para rastit kur personi për të cilën është dhënë vendimi i Gjykatës është Pëllumb Tuda.

Për këtë të fundit nuk ekziston asnjë vendim të gjykatës Italiane që është i dënuar. Dhe interpol ka dhënë përgjigje se nuk ka vendim për këtë person. Në rastin konkret për Pëllumbin bëhet fjalë për vepra penale të lehta, drejtim automjeti të parregullt, plagosje e lehtë, shkleje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policët kanë ardhur këtu që në orën 06:00," tha avokati.


Avokati thotë se Pëllumb Tufa ka shitur pronën tek persona të tjerë por që rezultojnë familjarë të këtij të fundit të cilët janë në proces gjyqësor civil në Gjykatën e Durrësit.

“Persona të tjerë, familjarë që janë investitorë që kanë bërë vetë banesat e tyre. Kanë bërë një kërkesë gjykatës së Durrësit për të marrë pasuritë e tyre që u takojnë dhe është në konflik gjyqësor.

Ky vendim nuk mund të ekzekutohet pasi këta persona nuk janë thirrur dhe as pyetur nga gjykata. Nuk mund të veprohet në këtë rast. Nuk mund të nxjerrim familjarë, pleq e të sëmurë. Aty ka njerëz të paralizuar. Janë disa familje, madje dhe të tjerë janë në Itali," shtoi ai.

durres sekuestrim i pallatit

Sondazh

Poll