Aktualitet

"Ne e ndërtuam Shqipërinë"/ Protestë para Kryeministrisë, i moshuari: Kërkoj pension 400 mijë lekë! Na ka mbetur vetëm të kapim armët

Ai theksoi se ata kanë ndërtuar Shqipërinë dhe se ministrat dhe presidenti paguhen shumë ndërsa janë mbi kurrizin e tyre. I moshari shtoi se nëse nuk u mbushet mendja për rritjen e pensioneve u mbetet vetëm të kapin armët.

23 Tetor 2024, 10:22 Nga N.F
"Ne e ndërtuam Shqipërinë"/ Protestë para
I moshuari

TIRANË- Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë për rritjen e pensioneve. Një i moshuar u shpreh se kërkon rritjen e pensionit në 400 mijë lekë në muaj ndërsa theksoi se nuk duhet të ketë pension nën këtë shifër.

Ai theksoi se ata kanë ndërtuar Shqipërinë dhe se ministrat dhe presidenti paguhen shumë ndërsa janë mbi kurrizin e tyre. I moshari shtoi se nëse nuk u mbushet mendja për rritjen e pensioneve u mbetet vetëm të kapin armët.

Këta hajdutë na kanë bërë për të mbytur veten. Gruan e kam sëmurë, vajzën e kam sëmurë. Marr vetëm 180 mijë lekë, 4 mijë lekë përfitova nga indeksimi.

Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë leke, nën këtë pension s’duhet të ketë. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Çfarë nuk kemi vuajtur, A ju vjen turp. Presidenti 4 mln, është vetëm 1 kukull, deputetët 3 mln rrogë, por janë në kurriz tonin. Na vjen keq, nëse nuk i mbushet mendja na ka mbetur vetëm të kapim armët. O të na rrisë pensionin, ose të ikin”, tha i moshuari.

i moshuar pensione proteste para kryeministrise

Sondazh

Poll