Aktualitet

Falsifikim dokumentesh, posedim lëndësh narkotike dhe dhunë, gjashtë persona në Tiranë përfundojnë në pranga

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike me vete.

23 Tetor 2024, 08:55 Nga r.ll
Falsifikim dokumentesh, posedim lëndësh narkotike dhe dhunë,
foto ilustruese

TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 39-vjeçar është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike me vete.

Policia ka vënë pranga edhe një 24-vjeçar që akuzohet për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Katër të tjerë kanë përfunduar në qeli pasi akuzohen për dhunë 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Zh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- Sh. Q., 60 vjeç, dhe F. Q., 64 vjeç, të dy banues në Shish Tufinë, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit F. Q., një kosore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

- E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:50, në një lokal në rrugën "Fitnete Rexha", ka goditur me grusht, në kokë, shtetasin R. F., 43 vjeç. 43-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Gj. L., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll