Aktualitet

Aksident në aksin “Peshkopi-Maqellarë”, përplasen dy makina, plagoset një person

Policia bën me dije se mjeti tip "Ford" është përplasur me automjetin tip “Benz”. Nga aksidenti është plagosr shoferi i "Fordit". 47-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

23 Tetor 2024, 10:12 Nga N.F
Aksident në aksin “Peshkopi-Maqellarë”, përplasen dy
Foto ilustruese

DIBËR- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 09:15.

Policia bën me dije se mjeti tip "Ford" është përplasur me automjetin tip “Benz”. Nga aksidenti është plagosr shoferi i "Fordit". 47-vjeçari është dërguar  në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 09:15, në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë” automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin S. S. 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 65 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne diber plagosje

Sondazh

Poll