Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura mesatare, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta të larta dhe transparente.

23 Tetor 2024, 07:14 Nga N.F
Kthjellime dhe temperatura mesatare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta të larta dhe transparente.


Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 5 deri 23°C
në zonat e ulëta 6 deri 28°C
në zonat bregdetare 12 deri 27°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll