Politike

Ilir Meta del nga Blloku i Sigurisë, niset drejt Gjykatës së Posaçme për t'u njohur me masën e sigurisë

Seanca do të nisë në orën 09:30, ndërsa para trupës gjykuese do të dalë edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku. 

23 Tetor 2024, 09:05 Nga r.ll
Ilir Meta del nga Blloku i Sigurisë, niset drejt Gjykatës së
fugoni i policisse

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar para pak minutash nga Blloku i Sigurisë për tu nisur drejt Gjykatës së Posaçme. Në GJKKO do të mbahet seanca për konfirmimin e masës së sigurisë të caktuar ndaj tij. 

Seanca do të nisë në orën 09:30, ndërsa para trupës gjykuese do të dalë edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku. 

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohetpër pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. 

 

ilir meta

Sondazh

Poll