Politike

FOTO/ I shoqëruar nga punonjës policie, momenti i mbërritjes së Piro Xhixhos në GJKKO

Ndaj Xhixhos është caktuar masa "arrest në shtëpi", ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

23 Tetor 2024, 09:25 Nga r.ll
FOTO/ I shoqëruar nga punonjës policie, momenti i mbërritjes
piro xhixho

TIRANË- Ka mbërritur para pak çastesh në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Piro Xhixho, i cili shihet i shoqërua nga punonjës policie. Ndaj Xhixhos është caktuar masa "arrest në shtëpi", ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Edhe Ema Çoku ka mbërritur në gjykatë, ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi. Seanca pritet të nisën në orën 09:30, ku katër personat nën hetim do të njihen me masat e sigurisë ndaj tyre.

 “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku", thuhet në njoftim.

piro xhixho

Sondazh

Poll