Aktualitet

“Për hetimin e çështjeve që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe të mediave”, Prokurori i Përgjithshëm miraton qarkoren: Synon koordinimin e veprimtarisë institucionale në mbrojtje të gazetarëve

Sipasnjë njoftimi të shpërndarë nga Prokuroria, thuhet se duke vlerësuar se liria e medias është thelbësore për funksionimin normal të shoqërisë demokratike dhe se siguria e gazetarëve dhe e mediave ndaj çdo forme veprimi të paligjshëm që përbën vepër penale, është garanci për ushtrimin e të drejtës kushtetuese dhe konventore të lirisë së shprehjes, Prokuroria e Përgjithshme angazhohet për të trajtuar çështjet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe medias si një prioritet institucional. 

22 Tetor 2024, 22:35 Nga M.B
“Për hetimin e çështjeve që lidhen me sigurinë
Foto ilustruese

TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela miratoi ditën e sotme qarkoren “Për hetimin e çështjeve që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe të mediave”.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Prokuroria, thuhet se duke vlerësuar se liria e medias është thelbësore për funksionimin normal të shoqërisë demokratike dhe se siguria e gazetarëve dhe e mediave ndaj çdo forme veprimi të paligjshëm që përbën vepër penale, është garanci për ushtrimin e të drejtës kushtetuese dhe konventore të lirisë së shprehjes, Prokuroria e Përgjithshme angazhohet për të trajtuar çështjet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe medias si një prioritet institucional. 

Gjithashtu Prokuroria shton se kjo qarkore synon koordinimin e veprimtarisë si dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në drejtim të mbrojtjes së gazetarëve nga çdo akt kërcënimi, dhune apo çdo veprim i paligjshëm që synon pengimin e tyre në ushtrimin e profesionit. 

Në bazë të saj, drejtuesit e prokurorive dhe prokurorët duhet të ndjekin me përparësi çështjet që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe të mediave dhe të mbikëqyrin në vazhdimësi punën e oficerëve të policisë gjyqësore që hetojnë këto çështje, për të siguruar shpejtësinë dhe cilësinë e hetimeve. 

prokurori i përgjithshëm

Sondazh

Poll