22 Tetor 2024, 22:43
Nga E. D
Erisa Xhixho
TIRANË- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka komentuar masën e sigurisë ‘arest në shtëpi, ndaj babait të saj, i cili përmendet në dosjen e SPAK të Ilir Metës dhe Monika kryemadhit. Xhixho e ftuar në emisionin ‘Open’ tha se ajo dhe familja e saj ishin të tronditur dhe se lajmin e kishin marrë nga media, jo me procedurë paraprake.
Gjithasht ajo hodhi poshtë akuzat e SPAK se babai i saj duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Meta dhe Kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.
“Së pari, duhet të them që patjetër jam e tronditur unë dhe familja ime. Nuk e kemi pritur. E kam marrë vesh nga mediat, ia kam komunikuar unë babait tim dhe nuk ka patur procedurë paraprake. Babai im ka shumë vite që ka qenë zyrtar i këtij shteti. Në fushën e telekomunikacioneve, ai ka drejtuar AKEP si institucion kushtetues që funksionin me bord. Dhe bordi merr vendime që janë publike. Nga çfarë pashë unë në dosje nuk pashë asnjë fakt prove vendimmarrje për ato që janë pretenduar. Nuk ka asnjë shkelje të tillë, në dosje. Nuk është akuzuar për asnjë përfitim personal. Ligji duhet të funksionojë mbi prova dhe fakte. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë për akuzat e hedhura. Dosja është paçavure, sepse e mire kopsitur duhet të kishte shkeljet ligjore dhe akuzat. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Ai do ta ndjerë në rrugë ligjorë gjithë procesin. Është një shtetar që i ka shërbyer me ndershmëri këtij vendi”, tha Xhixho.
erisa xhixho
Politike
22 Tetor 2024, 22:21
M.B
Adrian Shatku
TIRANA- Biznesmeni Adrian Shatku ka reaguar pasi SPAK e ka përfshirë në dosjen ku po hetohet kreu i Partisë së...
Politike
22 Tetor 2024, 22:09
M.B
Shëngjin
ITALIA- Ministria e Brendshme e Italisë ka nisur procedurat për të paraqitur një ankim në Gjykatën e Kasac...
Politike
22 Tetor 2024, 21:50
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot se SPAK është një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama, ...
Politike
22 Tetor 2024, 21:50
E. D
Erisa Xhixho
TIRANË- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, duke komentuar arrestimin e ish-Presidentit t&eu...
Politike
22 Tetor 2024, 21:42
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se me kryeministrin Edi Rama do të ketë vetëm betejë. I...
Politike
22 Tetor 2024, 21:26
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish mbrëmjen e sotme në lidhje me arrestimin e krye...
Politike
22 Tetor 2024, 20:13
M.B
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Në dosjen e SPAK lidhur me masat ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi, ...
Politike
22 Tetor 2024, 19:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur edhe për takimin e...
Politike
22 Tetor 2024, 19:39
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta, Rama përve...
Politike
22 Tetor 2024, 19:32
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për arrestimin e ...