Politike

Vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët, Ministria e Brendshme italiane nis procedurat për apelimin

Me anë të vendimit në fjalë, Gjykata e Romës nuk pranoi ndalimin e 12 emigrantëve në qendrën e paraburgimit italian në Gjadër të Shqipërisë.

22 Tetor 2024, 22:09 Nga M.B
Vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët, Ministria e
Shëngjin

ITALIA- Ministria e Brendshme e Italisë ka nisur procedurat për të paraqitur një ankim në Gjykatën e Kasacionit kundër urdhrit të seksionit të emigracionit të Gjykatës së Romës. Me anë të vendimit në fjalë, Gjykata e Romës nuk pranoi ndalimin e 12 emigrantëve në qendrën e paraburgimit italian në Gjadër të Shqipërisë.

Ndërkohë sipas mediave italian, çështja e ngritur nga Ministria e Brendshme është moszbatimi i ligjit italian për vendet e sigurta. Vendimi i Ministrisë së Brendshme vjen pas dekretit të qeverisë italiane që duhet të zgjidhë çështjen e vendeve të sigurta.

Më 18 tetor, Gjykata e Romës kërkoi kthimin e emigrantëve në Itali edhe pse atyre u ishte refuzuar azili. Për të kapërcyer ngërçin, qeveria italiane lëshoi të ashtuquajturin “dekret për Shqipërinë” që ka të bëjë me përcaktimin e vende të sigurta ku përfshihen 19 vende nga 22 që ishin më parë pasi u përjashtua Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria.

marreveshja per emigrantetet

Sondazh

Poll