Sport

Luis Enrique pas barazimit të PSG ndaj PSV: “Futbolli ndonjëherë është i padrejtë”

“Kemi kalendarin më të vështirë nga të gjitha skuadrat, por ne do të duhet të jemi gati për të përparuar”

23 Tetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Luis Enrique pas barazimit të PSG ndaj PSV: “Futbolli

FRANCE - Pas barazimit të pësuar ndaj PSV Eindhoven (1-1) këtë të martë nga skuadra e tij në Ligën e Kampionëve, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, vlerësoi se skuadra e tij do ta kishte merituar plotësisht fitoren.

Si e analizoni mungesën e efikasitetit sulmues të ekipit tuaj (një gol në 26 goditje), që përsëritet në Champions League?
"Është e vështirë të shpjegohet, por futbolli ndonjëherë është pak i padrejtë. Më duket se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe kemi qenë më të mirë se PSV. Krijuam shumë më shumë raste se rivali ynë dhe e meritonim të fitonim, por gjuajtjet më të rëndësishme në portë nuk i patëm aq mirë sa duhet. Futbolli është kapriçioz, me këtë barazim tashmë të padrejtë, por ne mund edhe të kishim humbur..."

A po rritet më tej presioni mbi ekipin tuaj, duke pasur parasysh kundërshtarët e ardhshëm, Atlético Madrid dhe Bayern Munich?
"Dhe Salzburgu, pastaj Manchester City dhe VfB Stuttgart! Kemi kalendarin më të vështirë nga të gjitha skuadrat, por ne do të duhet të jemi gati për të përparuar. Do të jetë e vështirë dhe unë jam i shqetësuar, por jo për të rinjtë e ekipit tim. Jemi një nga skuadrat që krijojmë më shumë shanse në Europë, qoftë në kampionat apo në C1. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë".

Por a nuk ju penalizon fakti që nuk dëshironi, apo nuk mund të përdorni një numër nëntë të vërtetë, si Randal Kolo Muani apo Gonçalo Ramos (ende i lënduar)?
"Si trajner, bëj atë që e konsideroj të mirë për ekipin tim. Ka një aureolë pesimizmi rreth ekipit për shkak të këtij rezultati të padrejtë, por unë qëndroj i qetë. Unë vazhdoj të besoj te lojtarët e mi. Ashtu si të tjerët, Lee ( i radhitur si numri nëntë) duhet të përshtatet. Asnjë lojtar nuk mund të thotë se dëshiron të luajë vetëm në një pozicion. Jam i kënaqur me paraqitjen, shpirtin luftarak dhe qëndrimin e djemve.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll