Sport

Al Nassr i Ronaldos vazhdon përpara edhe në Championsin Aziatik!

Me Cristiano Ronaldon titullar, skuadra saudite arriti fitoren e shtatë radhazi nën komandën e italianit Stefano Pioli. Ndeshjen e vendosi një gol i Aymeric Laportes në minutën e 81-të.

23 Tetor 2024, 00:14 Nga DOSJA
Al Nassr i Ronaldos vazhdon përpara edhe në Championsin Aziatik!

ARABI SAUDITE - Këtë të martë, Al Nassr mundi skuadrën iraniane Esteghlal, në një ndeshje të vlefshme për turin e tretë të grupit B të Ligës së Kampionëve të Azisë, të zhvilluar në Dubai, për shkak të situatës shpërthyese në Lindjen e Mesme dhe mungesës së sigurisë në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Me Cristiano Ronaldon titullar, skuadra saudite arriti fitoren e shtatë radhazi nën komandën e italianit Stefano Pioli. Ndeshjen e vendosi një gol i Aymeric Laportes në minutën e 81-të. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për Al Nassr, që në pjesën e parë nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Trajneri italian bëri tri ndryshime, për të kthyer situatën.

Presioni i Al Nassr i dha frytet kur një krosim i Brosovicit gjeti Ronaldon, të cilit ia mohoi golin portieri, por aty përfitoi Laporte, që e shtyu topin drejt rrjetës. Për Al Nassr ishte fitorja e dytë në Campionsin Aziatik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll