Politike

‘Mashtrues klasik’/ Rama s’përmbahet ndaj Haradinajt: I paditur a gënjeshtar, s’kam ndërmend ta… (VD)

21 Dhjetor 2019, 14:30 Nga DOSJA
‘Mashtrues klasik’/ Rama s’përmbahet ndaj Haradinajt: I

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur dy herë gënjeshtar homologun e tij në ikje në Kosovë, Ramush Haradinaj. Në një prononcim për shtyp, Rama u pyet lidhur me deklaratat e Haradinajt se samiti i Shengenit Ballkanik kishte si qëllim që të hiqte taksën e Kosovës për produktet serbe.

Rama tha se nisma kishte qëllim që të zbatonte marrëveshjet e nënshkruara më parë nga të gjitha vendet e Ballkanit.

“Si bëhet kjo? Një ndërhyrje prej një të padituri klasik që merret llokum pastaj e mbaçitet mediatikisht. Si bëhet kjo? Unë po them nuk ka asnjë nyje detyruese kjo, Haradinaj është një gënjeshtar, e bën nga padija a qëllimisht unë nuk kam arritur ta zbuloj dhe kam ndërmend të bëj. Por është gënjeshtar se këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim. E përsëris kjo nisëm ka qëllim të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Në këtë process të fusim edhe elementë të tjerë. ”, tha Rama në fjalën e tij para gazetarëve”, tha Rama për Haradinajn.

Sot në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit. Në takim ka marrë pjesë dhe Mali i Zi dhe tashmë janë katër vende që e përkrahin këtë nismë. Liderët zhvilluan një viztë në Durrës dhe panë nga afër dëmet e tërmetit. Zaev, Vuçit dhe Gjukanoviç premtuar se do ndihmojnë Shqipërinë dhe thanë se Mini-Shengeni do rrisë ekonomitë e vendeve. Ndërkohë, Rama ka folur për Kosovën dhe tha se është përjashtuar vetë dhe liderët po e fusin në një rrugë qorre.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ramush haradinaj samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane edi rama ramush haradinaj samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 21 Dhjetor 2019, 14:20

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot ka folur sërish për mediat pas konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Preside...