Politike

Berisha: Përshëndes Ilir Metën dhe Ervin Salianji që kalojnë natën si qëndrestarë në qelitë e regjimit mafioz të Edi Ramës

Berisha gjithashtu përshendeti të gjithë opozitarët të cilët panë skena të urdhëruara nga Edi Rama, që tejkalojnë skenat e çdo diktature tjetër në Europë dhe botë.

21 Tetor 2024, 19:44 Nga E. D
Berisha: Përshëndes Ilir Metën dhe Ervin Salianji që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm ka përshëndetur kreun e PL-së, Ilir Metën dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji, të cilët janë duke vuajtur dënimet politike. Berisha gjithashtu përshendeti të gjithë opozitarët të cilët panë skena të urdhëruara nga Edi Rama, që tejkalojnë skenat e çdo diktature tjetër në Europë dhe botë.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qendrestareve të vërtetë, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërtë sot, të gjithë opozitareve dhe opozitarëve të cilët panë skena të urdhëruara nga Edi Rama, që tejkalojnë skenat e çdo diktature tjetër në Europë dhe botë. Përshëndes të burgosurit politik, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji që kalojnë natën si qëndrestarë në qelitë e regjimit mafioz të Edi Ramës," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll