Politike

Arrestimi i ish-deputetit të PS-së/ Berisha: Çyrbja, fytyra e vërtet e Ramës, dëshmon se ata që copëtojnë trupa njerëzish, kanë si strehë pushtetin aktual

Berisha tha se Çyrbja, i vendosur fill pas të parit ishte një kriminel i sponsorizuar nga njëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt.

21 Tetor 2024, 18:46 Nga M.B
Arrestimi i ish-deputetit të PS-së/ Berisha: Çyrbja, fytyra e
Sali Berisha

TIRANA- Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i kësaj force komentoi dhe arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Berisha tha se Çyrbja, i vendosur fill pas të parit ishte një kriminel i sponsorizuar nga njëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt. Ai shtoi se Çyrbja është vërtet fytyra e PS-së dhe vet Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo që ndodhi sot, ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vet Edi Rama. Dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë, ose në një tjetër zbulimin se numri 2 në listën e Durrësit, Jurgis Çyrbja, i vendosur fill pas të parit në gjini ishte një kriminel i sponsorizuar nga njëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt. Ishte një kriminel që fshihte, mbronte, strehonte një xhelat, një kasap të vërtet, që ndau në pjesë trupin e Jan Prengës, të rrëmbyer nga banda e Çyrbjes dhe Edi Ramës. Çyrbja, që është fytyra e vërtet e Edi Ramës, u dëshmon shqiptarëve se ata që vrasin njerëz, ata që copëtojnë trupa njerëz ata kanë si strehë pushtetin aktual.

Por dua të them këtu edhe njëherë, se më shumë se Çyrbja është Taulant Balla. Ështrë ky kriminel që Altin Hajrat që i vendosën Lulzim Kullës tritolin që i vendosën për ta ekzekutuar në mes të ditës në mes të qytetit, vrapoi t’i lironte me Vat Stakën, dhe i liroi. Njëri është ministër, tjetri është anëtar i KLP-së. Çyrbja është vërtet fytyra e kësaj partie, por më e zezë se kjo fytyrë është vet Edi Rama, i cili në bisedat e tij me SKY/ECC, Encrochat dëshmon se është një bashkëpunëtor kryesor me organizatat më të rrezikshme të Europës dhe të botës. Në këto përmasa është Olsi Rama, një kriminel tjetër, eksponent kryesor i bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’, klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës.

sali berisha

Sondazh

Poll