Politike

"Pastruan para me anë të kredive"/ SPAK për Metën: Bleu apartament duplex në përmes vjehrrës

Sipas njoftimit, Kryemadhi ka derdhur në llogari bankare 310,000 euro, ndërkohë që dhe ka marrë kredi prej 335,000.

21 Tetor 2024, 19:21 Nga I.A
"Pastruan para me anë të kredive"/ SPAK për Metën:
Ilir Meta

TIRANË- Detaje nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë dalë nga SPAK. Mësohet se Meta në bashkëpunim me Monika Kryemadhin dhe mamanë e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi kanë blerë një apartament dublex në zonën e ish-bllokut. Sipas njoftimit, Kryemadhi ka derdhur në llogari bankare 310,000 euro, ndërkohë që dhe ka marrë kredi prej 335,000. Kjo kredi më pas është shlyer në periudhën Mars-Nëntor të vitit 2010 me para të depozituara në një bankë të nivelit të dytë. 

Njoftimi i SPAK:

5- Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

monika kryemadhi fatime kryemadhi arrestohet ilir meta

Sondazh

Poll