Politike

Arrestimi i Metës/ Berisha njofton datën e protestës: Më 29 tetor udhëheqësit e PD në qarqe të organizojnë paralizimin e regjimit

Berisha tha se udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi.

21 Tetor 2024, 18:40 Nga M.B
Arrestimi i Metës/ Berisha njofton datën e
Sali Berisha


TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike se më 29 tetor do të zhvillohet protestë. Berisha tha se udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi. Njoftimi për këtë vjen pas arrestimit gjatë ditë së sotme të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi”, tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll