21 Tetor 2024, 18:35
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së e ka quajtur arrestimin e Metës një akt burracak nga ana e Ramës. Berisha u shpreh se me urdhër të Edi Ramës rrëmbyen dhe tërhoqën zvarrë ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit. Gjithashtu Berisha tha se të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, është një akt burracak.
TIRANA Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma z.Noka, zotërinj drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të kësaj kryesie, demokrate e demokratë, opozitarë e opozitare kudo që jeni. Kjo mbledhje kryesie e thirrur ditë më parë mblidhet sot në një moment, në një ditë, në të cilën regjimi, narko-regjimi i Edi Ramës kreu një akt terrorist të vërtet. Rrëmbeu në mes të rrugës, tërhoqi zvarrë dhe goditi me urdhër të Edi Ramës, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit, kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, z.Ilir Meta, e gjitha kjo si përson nën hetim.
Edi Rama, me këtë akt prej burracaku, prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik. Të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi për një orientim europian të partisë së krimit. Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dha kontribut thelbësor në përballimin e krizës, qendroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe pluralizmit.
pd sali berisha
Politike
21 Tetor 2024, 18:20
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ...
Politike
21 Tetor 2024, 18:25
E. D
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, pala mbrojtëse e Presidentit të Lirisë Ilir Meta, ka dhënë detaje të reja ...
Politike
21 Tetor 2024, 17:58
E. D
TIRANË- Kryetari i PS-së, Edi Rama, nga selia e PS-së, deklaroi se tranzicioni ka mbaruar dhe ky është një lajm i mirë...
Politike
21 Tetor 2024, 17:47
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Li...
Politike
21 Tetor 2024, 17:43
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë,...
Politike
21 Tetor 2024, 17:35
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryetari i PS-së, Edi Rama, nga selia e PS-së, tha se Parlamenti është në moment degradimi sepse ë...
Politike
21 Tetor 2024, 17:26
E. D
Lulzim Basha
TIRANË- Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë së...
Politike
21 Tetor 2024, 17:25
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryetari i PS-së Edi Rama, nga selia e PS-së, ka folur sot në takimin me kandidatët për deputetë...
Politike
21 Tetor 2024, 17:14
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pasi është njohur me vendimin e gjykatës për arrestimin e kreu...
Politike
21 Tetor 2024, 17:06
E. D
Edi Rama
TIRANË- Partia Socialiste në orën 18:00, do të mbledhë Kryesinë në kuadër të përgatitjeve pë...