21 Tetor 2024, 18:55
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij në mbledhjen e kryesisë së PS-së është ndalur edhe te reagimi i opozitës dhe nisjes së mosbindjes civile pas protestës së fundit. Berisha u shpreh se prova e përgjithshme e aksionit opozitar ishte e shkëlqyer dhe se fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj. Gjithashti Berisha tha se para syve dhe publikut shqiptar dhe të botës ndodhin akte të cilat edhe në diktaturë nuk ishin kaq publike dhe se qëllimi i tyre kryesor është të frikësojnë qytetarët.
"Të dashur miq, këto zhvillime pavarësisht nga unikaliteti i tyre, nga dramaticiteti i tyre për çdo opozitare dhe opozitar, për çdo demokrate dhe demokrat, për të gjithë ne janë një kushtrim, janë një thirrje për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me këtë organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama dhe bandat e tij në institucionet shtetërore. Ne e nisëm këtë betejë, ne nuk prisnim. Edi Rama na shpalli luftë, ne i përgjigjemi. Por kjo betejë kërkon vazhdimin intensiv të saj.
Kjo betejë kërkon udhëheqje nga ana juaj, të demokratteve, demokratëve dhe mbështetësve tanë në një mosbindje civile për të shpëtuar këtë vend. Para syve, para kamerave, publikut shqiptar dhe të botës ndodhin akte të cilat edhe në diktaturë nuk ishin kaq publike. Qëllimi i tyre kryesor është të frikësojnë qytetarët. Detyra jonë është t’i inkurajojmë, t’u japim zemër, të dalim vet në krye, të japim shembullin tonë. Të paguajmë çdo çmim, të gatshëm për çdo çmim dhe t’i japim përgjigjen e merituar këtij regjimi. Të dashur qytetarë dhe dhe qytetare! Një propagandë toksike e llojit mafioz që tejkalon apo barazon me propagandën më të egër të diktaturës staliniste derdhet çdo ditë mbi ju.
Se cilat janë zgjedhjet me Edi Ramën, mos harroni kurrë skenat te kthesa e Kamzës, të cilat duhet t’i themi, nuk i bën as Putini, as Lukashenko. Nuk i bën njeri në Europë. Të jemi të sinqertë, nuk i bënte diktatura kaq publike. Pra, këto skena kaq publike janë thirrje për ne, thirrje për guximin tonë, janë thirrje për qytetarët: të ngrihemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile! Prova e përgjithshme ishte e shkëlqyer. Fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj. Opozita duhet të bëjë atë që nuk e ka bërë gjer sot, të udhëheqë me guxim, të udhëheqë me vendosmëri," tha Berisha.
sali berisha
Politike
21 Tetor 2024, 18:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i kësaj force komentoi dhe arrestimin e is...
Politike
21 Tetor 2024, 18:32
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta teksa po transferohej ...
Politike
21 Tetor 2024, 18:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ...
Politike
21 Tetor 2024, 18:35
M.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së e ka quajtur arrestimi...
Politike
21 Tetor 2024, 18:20
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ...
Politike
21 Tetor 2024, 18:25
E. D
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, pala mbrojtëse e Presidentit të Lirisë Ilir Meta, ka dhënë detaje të reja ...
Politike
21 Tetor 2024, 17:58
E. D
TIRANË- Kryetari i PS-së, Edi Rama, nga selia e PS-së, deklaroi se tranzicioni ka mbaruar dhe ky është një lajm i mirë...
Politike
21 Tetor 2024, 17:47
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Li...
Politike
21 Tetor 2024, 17:43
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë,...
Politike
21 Tetor 2024, 17:35
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryetari i PS-së, Edi Rama, nga selia e PS-së, tha se Parlamenti është në moment degradimi sepse ë...