Politike

Arrestimi i Metës/ Erisa Xhixho: Akt banditesk që turpëron Shqipërinë

Ajo thksoi se një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij.

21 Tetor 2024, 17:47 Nga E. D
Arrestimi i Metës/ Erisa Xhixho: Akt banditesk që turpëron
pamje nga arrestimi

TIRANË- Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u vu në pranga paraditën e sotme me urdhër të SPAK. Xhixho përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se arrestimi banditesk i Ilir Metës është akt që turpëron Shqipërinë. 

Ajo thksoi se një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij.

Reagimi i Polotë:

ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË. I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij. Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për hakmarrje ndaj rivalëve politikë. Partia e Lirisë nuk dekurajohet nga një atentat i tillë ndaj demokracisë, por do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim kriminal.

erisa xhixho

Sondazh

Poll