Politike

Arrestimi i Ilir Metës, reagon ish-ambasadorja e BE-së: Nuk ka të paprekshëm! Reforma në drejtësi me fuqi të plotë

Për mes një reagimi në "X" Vlahutin shkruan se nuk ka të paprekëshmë ndërsa thekson se ky është një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë.

21 Tetor 2024, 14:19 Nga N.F

Arrestimi i Ilir Metës, reagon ish-ambasadorja e BE-së: Nuk ka të

TIRANË- Ish-ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për mes një reagimi në "X" Vlahutin shkruan se nuk ka të paprekëshmë ndërsa thekson se ky është një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë.

Vlahutin shton se drejtësia mund të jetë e ngadaltë por do të shërbehet përfundimisht.

“Reforma në drejtësi me fuqi të plotë! Nuk ka të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë: mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por do të shërbehet përfundimisht”, shkruan ish-ambasadorja.

Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

arrestimi i ilir mete romana vlahutin

Sondazh

Poll