Politike

Del VIDEO/ Momenti i arrestimit të Ilir Metës, e rrethojnë dhjetëra force policie

Siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga Dosja.al, dhjetëra forca policie kanë rrethuar Ilir Metën në momentin e arrestimit, ndërsa po lëvizte me makinë për të shkuar drejt selisë së PS.

21 Tetor 2024, 14:05 Nga I.A

Del VIDEO/ Momenti i arrestimit të Ilir Metës, e rrethojnë

TIRANË- Pamjet e momentit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta pranë Casa Italia janë publikuar. Siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga Dosja.al, dhjetëra forca policie kanë rrethuar Ilir Metën në momentin e arrestimit, ndërsa po lëvizte me makinë për të shkuar drejt selisë së PS.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

arrestohet ilir meta

Sondazh

Poll